I dënuar në Itali me 5 vite e 6 muaj burg për prostitucion, arrestohet në Shkodër 44-vjeçari Lazër Vladaj

Nga A2 CNN
29 Qershor 2025, 11:42 | Kronikë

I dënuar në Itali me 5 vite e 6 muaj burg për prostitucion,

Një 44-vjeçar, shtetasi Lazër Vladaj, alias Cristian Manea, ka rënë në prangat e Policisë në Shkodër, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ky shtetas ishte dënuar nga autoritetet italiane për shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim.

Po ashtu mësohet se për këtë vepër penale, Gjykata e Apelit e Peruxhias në Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për përfundimin e procedurave të ekstradimit të tij drejt Italisë.

Njoftimi i Policisë:

Hani i Hotit, Shkodër-Arrestohet një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga autoritetet italiane për shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim.

Si rezultat i masave të shtuara në kuadër të kontrolleve në pikat kufitare dhe i shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare dhe Interpol Tiranës, në kuadër të  operacionit policor të koduar “The Ëanted”, në PKK Hani i Hotit, në tentativë për të dalë nga Shqipëria,

u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi, i shtetasit:

Lazër Vladaj, alias Cristian Manea, 44 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Peruxhias, në Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për përfundimin e procedurave të ekstradimit të tij drejt Italisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos