I dënuar me mbi 7 vite burg, arrestohet 46-vjeçari në Ali Dem

Nga A2 CNN
14 Mars 2025, 10:30 | Kronikë

I dënuar me mbi 7 vite burg, arrestohet 46-vjeçari në Ali Dem

Një 46-vjeçar i kërkuar nga policia, është arrestuar në zonën e Ali Demit.

Uniformat Blu bëjnë me dije se u ndalua Florian Buçka, i cili rezulton i dënuar me 7 vjet e 3 muaj burgim për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh" dhe “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve në burg”.

“Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën “Ali Demi”, në bashkëpunim dhe me Seksionin e Narkotikëve u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit: Florian Buçka, 46 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 7 vjet e 3 muaj burgim për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh dhe “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve në burg’”, informon policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos