Shpërthim me tritol në një lokal në Lezhë

Nga A2 CNN
14 Mars 2025, 08:33 | Kronikë

Shpërthim me tritol në një lokal në Lezhë

Lezha është tronditur nga një shpërthim me tritol në orët e para të mëngjesit.

Policia bën me dije se nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 03:00, të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Lezhës, para derës së lokalit të mbyllur, të shtetasit I.M, 47 vjeç, është hedhur lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar dëme materiale”, informon policia.

Objektiv i sulmit me eksploziv ishte lokali “Amigo” në lagjen Besëlidhja, në bllokun e banimit pranë lumit Drin. Lokali është në pronësi të Ilir Markvukaj.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos