I dënuar për vrasje, arrestohet 28-vjeçari që lëvizte me pistoletë në Durrës

Nga A2 CNN
30 Mars 2026, 09:09 | Kronikë

I dënuar për vrasje, arrestohet 28-vjeçari që lëvizte

Një 28-vjeçar nga Shijaku ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit pasi lëvizte i armatosur me një armë zjarri pistoletë. “Blutë” bëjnë me dije se i arrestuari është dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa laje.

Lëvizte i armatosur me armë zjarri pistoletë, vihet në pranga 28-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Procedohet penalisht drejtuesi i automjetit, për moskallëzim të krimit. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që qarkullojnë me armë pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Pasagjeri” “, thuhet në njoftim.

Gjatë operacionit, në lagjen nr. 13, Durrës, u ndalua automjeti me drejtues shtetasin A. L., ku dyshohej se lëvizte si pasagjer një shtetas i armatosur, shtetasi E. V. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. V., pasagjer në këtë automjet, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak, që ai e posedonte pa leje. Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi E. V., 28 vjeç, banues në Shijak, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ndërsa shtetasi A. L., 25 vjeç, banues në Shijak, u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”’, vijon njoftimi.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos