Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

Nga A2 CNN
29 Mars 2026, 11:56 | Kronikë

Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit, i cili lëvizte me automjet, për të shitur një armë zjarri. Sipas policisë në operacionin “Qëllimi” u arrestua dhe një 35-vjeçar për moskallëzim krimi, i cili shoqëronte 40-vjeçarin në automjet.

Gjatë kontrollit u sekuestrua një pistoletë me municion luftarak.

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Qëllimi”.

Lëvizte me automjet, për të shitur një armë zjarri, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak.

Në pranga dhe një 35-vjeçar për moskallëzim krimi, i cili shoqëronte 40-vjeçarin.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Qëllimi”.

Në kuadër të operacionit arrestuan shtetasit I. M, 40 vjeç dhe A. S., 35 vjeç, të dy banues në Kamëz.

Shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Zona e Treshit” kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin I. M dhe pasagjer A. S. Nga kontrolli fizik i 40-vjeçarit, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila posedohej pa leje, me qëllim shitjen e saj në atë zonë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos