I dënuar për pastrim parash, i konfiskohen 2 milionë euro pasuri

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2025, 14:22 | Kronikë

I dënuar për pastrim parash, i konfiskohen 2 milionë euro pasuri

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u konfiskuan sot mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i akuzuar dhe i dënuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve për procedimin penal nr. 1922, të vitit 2019, gjykata vendosi deklarimin fajtor të R.Z. dhe dënimin fillestar me 7 vite burgim. Në bazë të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, masa e dënimit u ul me një të tretën, duke e dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

Konfiskimi përfshin pasuri të paluajtshme dhe të lëvizshme, përfshirë:

Njësi banimi me sipërfaqe 70 m² dhe 50 m² në Vlorë;
Apartament 159 m² në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë;
Tokë arë 5000 m² në bashkëpronësi;
Truall 105 m² dhe apartament 171 m² në lagjen “Kushtrimi”, në bashkëpronësi;
Bodrum 181 m² dhe shtesë katër-katësh mbi leje ndërtimi, në bashkëpronësi;
Automjet BMW, GM730D në pronësi të R.Z.
Konfiskimi i këtyre pasurive vjen si rezultat i zbardhjes së aktivitetit kriminal të kryer nga R.Z., ndërsa Prokuroria e Vlorës thekson rëndësinë e kësaj mase në luftën kundër pastrimit të parave dhe aktivitetit kriminal në nivel lokal.

Pasuritë e sekuestruara do të kalojnë në administrim sipas ligjit, ndërsa hetimet për veprimtarinë kriminale të shtetasit dhe të bashkëpunëtorëve të tij vijojnë nga autoritetet përkatëse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos