Dhunimi i avokatit Cakrani, dështon gjyqi paraprak ndaj Metës, seanca më 19 shkurt

Nga Armand Bajrami
12 Shkurt 2026, 16:52 | Kronikë

Dhunimi i avokatit Cakrani, dështon gjyqi paraprak ndaj Metës, seanca

Dhunimi fizik i avokatit mbrojtës të ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta, u bë shkak të enjten për dështimin e seancës së radhës paraprake në Gjykatën e Posaçme.

Avokati Cakrani nuk ishte prezent në sallë dhe një shenjë solidarizimi edhe disa prej kolegëve të tij nuk u paraqiten në proces. Ndonëse ish-presidenti Meta, i pranishëm në sallë, pretendoi se ishte gati t’i bënte parashtrimet e tij, gjyqtarja e posaçme, Irena Gjoka vendosi të shtyjë procesin për më 19 shkurt.

Në seancën e kaluar të shqyrtimit paraprak ndaj ish-presidentit, Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi dhe 3 të bashkëpandehurve, SPAK përfundoi leximin e akt-akuzës dhe kërkoi kalimin në gjyq të çështjes.

Në seancën e radhës do të dëgjohen parashtrimet e të pandehurve. Avokati Cakrani u dhunua fizikisht të dielën nga dy persona pranë një pikë karburanti në qytetin e Vlorës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos