I kërkuar për një vrasje të mbetur në tentativë, kapet 36 vjeçari në Vlorë

Nga A2 CNN
1 Maj 2025, 12:10 | Kronikë

I kërkuar për një vrasje të mbetur në tentativë,

Një person i kërkuar për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje është arrestuar mëngjesin e së enjtes nga policia e Vlorës.

36 vjeçari E.B. u vu në pranga pasi gjykata i i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin Qerim Bellon, më datë 26.01.2025, në Orikum, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa personave që ndodheshin në një lokal, ku si pasojë mbeti i plagosur shtetasi Sildi Velaj.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos