Ishte në kërkim ndërkombëtar nga Italia, arrestohet në Laç 34-vjeçari

Nga A2 CNN
1 Maj 2025, 10:21 | Kronikë

Ishte në kërkim ndërkombëtar nga Italia, arrestohet në

Një person i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është vënë në pranga nga policia në Laç pasi ishte në kërkim ndërkombëtar.

Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 43”, u lokalizua dhe u vu në pranga në qytetin e Laçit shtetasi Everest Aliu alias Everest Veseli, 34 vjeç. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Apelit e Firences me 6 vjet, 5 muaj e 22 ditë burgim, si pjesëtar i një grupi kriminal që në vitin 2014 kishte kryer 12 vjedhje me thyerje në banesa në provincën e Florencës.

Kapja e tij u bë e mundur falë bashkëpunimit të ngushtë mes strukturave shqiptare dhe autoriteteve italiane. Aktualisht, Interpol Tirana po punon për përfundimin e procedurave të ekstradimit të tij drejt Italisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos