Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në rrugën “Pjetër Budi”, në Qytetin Studenti.
Lënda plasëse ishte vendosur në mjetin në pronësi të një doktoreshe të një spitali privat. Sipas burimeve, mjeti është në pronësi të Matilda Kaja.
Ajo është marë në pyetje nga grupi hetimor por ka mohuar të ketë konflikte me ndonjë person. Policia është hetuar në dy pista, nëse tritolvënia ishte kërcënim ndaj doktoreshës apo ndaj spitalit, pasi mjeti ishte i parkuar në parkimin e spitalit privat.
Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, ndërkohë që grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
(A2 Televizion)