Akuzohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, prokuroria kërkon 6 vite burg për autorin

Nga A2 CNN
1 Maj 2025, 11:11 | Kronikë

Akuzohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, prokuroria kërkon 6

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Berat ka kërkuar dënimin me 6 vite burg të shtetasit R.O., i akuzuar për ngacmim seksual ndaj një të mituri.

Ngjarja ndodhi më 25 nëntor 2024, kur R.O. ka tentuar ta tërheqë me forcë të miturin A.Gj., duke përdorur fjalor të papërshtatshëm dhe duke bërë përpjekje për të kryer veprime të turpshme.

Sipas dosjes hetimore, viktima ka njoftuar menjëherë të atin, i cili ka ndërhyrë dhe ka shmangur përshkallëzimin e ngjarjes. Ekspertiza mjekoligjore vërtetoi dëmtime fizike në trupin e të miturit, të shkaktuara nga mjet i fortë.

R.O. rezulton të jetë një pedofil përsëritës, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. Bazuar në provat dhe dëshmitë, Prokuroria ka kërkuar deklarimin fajtor të të pandehurit dhe dënimin e tij me 6 vite burgim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos