Sulmi kibernetik ndaj SPAK, Gjykata e Lartë lë në burg Zambak Gjonin dhe Arnold Rrokaj

Nga Armand Bajrami
30 Korrik 2025, 15:25 | Kronikë

Sulmi kibernetik ndaj SPAK, Gjykata e Lartë lë në burg Zambak

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për liri të Zambak Gjonit dhe Arnold Rrokajt, dy të akuzuarit për hakerimin e sistemit të SPAK.

Kolegji Penal refuzoi rekursin e bërë prej tyre kundër masave "arrest në burg", duke e lënë këtë masë në fuqi.

Gjoni dhe Rrokaj akuzohen për "ndërhyrje në sistemet kompjuterike", duke vjedhur dosjet në hetim nga tre prokurorë.

Rrokaj, ish-punonjës i IMT-së pretendohet se ka pranuar se ka ndërhyrë në postën elektronike të tre prokurorëve dhe më pas dyshohet se ia ka transferuar të dhënat e përftuara Zambak Gjonajt, edhe ai me profesion jurist, si dhe ish-zyrtar i Burgjeve.

Sulmi kibernetik ndaj SPAK, u sinjalizua në datën 12 mars 2025 dhe në harkun e 48 orëve u identifikuan dy bashkëpunëtorët, të cilët më pas u vunë në pranga. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos