Një grua rreth të 30-ave ka rrezikuar të mbytet pasditen e sotme në plazhin e Shën Janit, në Karaburun. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërriti policia kufitare, ndërsa ndihma i erdhi edhe nga pushuesit e pranishëm.
Falë reagimit të shpejtë të tyre, gruaja u shpëtua dhe më pas u shoqërua drejt portit të Vlorës me mjet të policisë.
Aty e priste një autoambulancë, e cila e transportoi në ambientet e spitalit rajonal të Vlorës. Sipas burimeve mjekësore, ajo ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe po merr trajtimin e nevojshëm. (A2 Televizion)