Lufta kundër krimit dhe trafikut të drogës, Dumani takim në Podgoricë me kryeprokurorin Special të Malit të Zi

Nga A2 CNN
9 Shtator 2025, 18:44 | Kronikë

Lufta kundër krimit dhe trafikut të drogës, Dumani takim në

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, u takua sot në Podgoricë me Kryeprokurorin Special të Malit të Zi, Vladimir Novović.

Lajmin e bëri të ditur SPAK përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ku shkruan se gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar transnacional.

Po ashtum në njoftim bëhet e ditur se në fokus të bisedimeve ishte tema e bashkëpunimit mes dy vendeve veçanërisht për kapjen e personave që merren me trafik droge.

“Drejtuesi i SPAK, z. Altin Dumani, u takua sot në Podgoricë me Kryeprokurorin Special të Malit të Zi, z. Vladimir Novović.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar transnacional, me theks të veçantë në zbulimin dhe ndjekjen penale të autorëve të trafikut të lëndëve narkotike, në të dy vendet”, thuhet në postim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos