Ilir Beqaj kërkon Diellën në burg

Nga Armand Bajrami
14 Tetor 2025, 14:13 | Kronikë

Ilir Beqaj kërkon Diellën në burg

Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella, u përmend nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ish-ministri i kërkoi gjykatës procesverbalin e seancës gjyqësore në të cilën SPAK rikualifikoi akuzën ndaj tij, ndërsa nga trupi gjykues ju tha se procesverbal ishte regjistrimi në audio i seancës.

 

“Mirë ne, por klienti si ta dëgjojë CD-në”, pyeti gjykatën avokati i Beqajt. Ndërkohë, ish-ministri nga kafazi tha se “Do na duhet një Diella edhe këtu. Atëherë kërkoni edhe një kompjuter për mua në burg”.

 

Seanca gjyqësore e sotme u shty për të dytën herë radhazi për t'i dhënë kohë avokatëve të verifikojnë nëse i kanë të gjitha aktet e dosjes, plot 600 fashikuj në total. Seanca e radhës do të mbahet më 30 tetor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos