I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, pretendoi se ka dalluar Talo Celën mes personave që i bënë atentat marsin e vitit 2022 në aksin Peqin - Elbasan.
Në seancën e së martës të dosjes “Plumbi i artë” në Gjykatën e Posaçme, i penduari ndau detaje nga atentati ku u mbeti i plagosur dhe pas së cilit u arrestua.
“Ditën e ngjarjes isha tek pullë në makinë, tha Dumani. Isha në timon kur u qëllova nga një makinë nga mbrapa. Nuk i kam njohur personat, që më qëlluan, pasi ishin të maskuar, vijoi Dumani, por nga statura e trupit, shoferi më është dukur si Talo Çela”.
Dumani tregoi se njëherë një oficer policie në Elbasan ikishte thënë se Talo Çela strehohej nga Oti Kila. Sipas Dumanit, oficeri ishte njohje e Henrik Hoxhajt, të cilit i kërkontë 10 mijë euro në muaj për informacione.
I pyetur nga avokatja e Altin Ndocit, nëse kishe dhënë deklarime para oficerëve të Policisë Gjyqësore të Elbasanit, pas arrestimit Dumani u përgjigj negativisht. “Nuk ju kam kthyer përgjigje të korruptuarve. Ata janë të korruptuar, jua kam thënë në sy”, tha i penduari.
Bashkëpunëtori i drejtësisë u shpreh se deklarimet e para për prokurorët i kishte dhënë në Spitalin e Burgut, por se nuk e mbante mend, nëse ishin regjistruar audio dhe video.
I penduari tregoi edhe për dorëzimin e një arme snajper tek i pandehuri Ardian Ozuni, fakt që u kundërshtua me forcë nga ky i fundit.
“Këte monstër unë nuk e kam parë asnjëherë në bote. Thërrisni kë të doni këtu. Janë të gjitha thashetheme. Nëse del një gjë e vërtetë nga ato që thotë Nuredini unë do var veten në mes 313”, tha i penduari Ozuni. Seanca e së martës u shoqërua me debate të forta mes palëve, pas kundërshtive të herëpashershme të prokurorëve për disa nga pyetjet e avokatëve mbrojtës drejt të penduarit. (A2 Televizion)