Dëmtohet nga një makineri gjatë punës, ndërron jetë 50-vjeçari në Durrës

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2024, 14:46 | Kronikë

Dëmtohet nga një makineri gjatë punës, ndërron

Një 50-vjeçar në Durrës ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar në vendin e punës.

Sipas njoftimit të Policisë, bëhet me dije se 50-vjeçari është dëmtuar nga një makineri në ambientet e një firme që merret me përpunimin e duraluminit.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14 të qytetit të Durrësit.

“Rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14, në ambientet e një firme për përpunimin e duraluminit, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar nga një makineri, gjatë punës, shtetasi D. N., 50 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital”, informonte Policia.

Viktima pas aksidentit është transportuar në spital po fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.  

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos