Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno janë paraqitur në SPAK këtë të hënë. Para se të futeshin në godinë, ata kanë pohuar se iu ishte bërë një kontroll në banesa gjatë ditës dhe iu ishin sekuestruar telefonat celularë.
Gjatë të hënës në disa media u publikua lajmi i arrestimit të gazetarit Artan Hoxha dhe caktimit të masës detyrim paraqitje për Elton Qynon. A2 CNN ka pyetur SPAK për këto raportime, por nuk ka marrë një përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.
Më herët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i kërkoi SPAK të heqë masën e sigurisë së dhënë ndaj gazetarit Elton Qyno, por jo për kolegun e tij, Artan Hoxha, të cilin e etiketoi si “anëtar i bandës Bajri-Gjoka, të PS”. (A2 Televizion)