Bombardimet “shkundin” Kievin, viktima e të plagosur, Polonia dhe Rumania ngrenë avionët në ajër

Nga Rosalba Bejdo
30 Shtator 2026, 14:38 | Bota

Tre persona u vrarë, mes tyre një fëmijë, dhe shtatë të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve ajrore ruse që tronditën sërish Kievin dhe zonat përreth. Administrata Ushtarake e Kievit bëri të ditur se dy persona humbën jetën dhe katër të tjerë u plagosën në kryeqytet.

Kryebashkiaku Vitali Klitschko tha se sulmet shkaktuan disa zjarre, duke dëmtuar banesa, një dyqan dhe një magazinë. Ndërkohë në rajonin përreth Kievit, një sulm me raketa dhe dronë vrau një fëmijë dhe plagosi tre persona. Autoritetet rajonale raportojnë gjithashtu dëme në objekte infrastrukturore, banesa, magazina dhe automjete.

Ndërkohë, Rumania dhe Polonia, dy vende fqinje të Ukrainës dhe anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ngritën në ajër avionë ushtarakë për të mbrojtur hapësirat e tyre ajrore, sipas njoftimeve të ministrive të mbrojtjes dhe forcave të armatosura të të dyja vendeve.

Në një zhvillim tjetër, një sulm me dronë ukrainas në rajonin rus të Samaras, një zonë e rëndësishme për prodhimin dhe përpunimin e naftës, rreth 1,100 kilometra larg Moskës me rrugë në drejtim të juglindjes, ka dëmtuar disa godina banimi.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos