I vranë nipin 20-vjeç në oborrin e shtëpisë në Shkodër, flet xhaxhai i viktimës

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2025, 16:45 | Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Guci e Re në Shkodër, ku një 20-vjeçar, shtetasi Pavlin Preka, është vrarë me armë zjarri në oborrin e banesës së tij.

Ai u gjet i vdekur nga xhaxhai i tij, i cili ka zbuluar më shumë detaje për mikrofonin e A2 CNN, lidhur me krimin e rëndë.

Xhaxhai i viktikës tha se fillimisht i kishin thënë se nipi i tij ishte therur me thikë, por më pas rezultoi se ishte sulmuar me armë zjarri.

Ai shtoi se nuk dinte që nipi të kishte probleme me njeri dhe kërkoi ndihmën e Policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Paulini është djali i vëllait tim, nipi. Lajmin e kam marrë vesh para 20 minutash. Fillimisht na thanë se është therur me thikë. Nuk ka shumë që e mora vesh. Nuk e di se nipi kishte probleme me kënd. Nuk e kemi idenë pse e kanë vrarë. Ka jetuar mes Dukagjinit dhe Gucisë. Në Dukagjin merren si familje me bagëti. Gjendja ekonomike është diçka, sa për të ngrënë një kafshatë bukë. Policia e di vetë punën e saj për ta zbardhur ngjarjen”, tha xhaxhai i viktimës, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos