I vuri zjarrin një sipërfaqeje me bimësi, arrestohet 20-vjeçari në Finiq

Nga A2 CNN
19 Gusht 2025, 10:11 | Kronikë

I vuri zjarrin një sipërfaqeje me bimësi, arrestohet

Një 20-vjeçar ka rënë në pranga në Finiq, pasi dyshohet se i vuri zjarr një sipërfaqeje me bimësi dhe shkurre në fshatin Sopik.

Ngjarja ndodhi më 18 gusht, në fushën e sportit të fshatit, ku flakët nisën të përhapeshin me shpejtësi. Falë ndërhyrjes së banorëve të zonës, u arrit që zjarri të shuhej në kohë, duke parandaluar dëme më të mëdha, shkruan A2 CNN.

Policia e Sarandës arrestoi në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin A. P., 20 vjeç, banues në Sopik. Materialet procedurale tashmë i janë kaluar Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme ligjore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos