Me armë në brez rrugëve të Tiranës, kapet 28 vjeçari

Nga A2 CNN
6 Shtator 2024, 09:22 | Kronikë

Me armë në brez rrugëve të Tiranës, kapet 28

Një 28 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi lëvizte i armatosur në rrugët e kryeqytetit.

Në kuadër të operacionit "Road" u bë i mundur arrestimi i shtetasit A.M. 28 vjeç.

Ky shtetas udhëtonte me një mjet tip Ford dhe policia mori informacion se ai ishte i armatosur, raporton A2.

Shërbimet e Policisë në afërsi të Casa Italias, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. M. Gjatë kontrollit çantës së 28-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, me krehër e municion luftarak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos