Identifikohet viktima në Lezhë, kalvari i hakmarrjes që vijon prej vitesh

Nga A2 CNN
1 Qershor 2025, 09:44 | Kronikë

Identifikohet viktima në Lezhë, kalvari i hakmarrjes që vijon

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Lezhë, ku një 57 vjeçar u gjet i vrarë me armë zjarri brenda në makinën e tij, teksa ishte duke u kthyer në banesë.

Sipas policisë, viktima është 57-vjeçari Pjetër Kaza, i cili në momentin e ngjarjes ishte duke u kthyer në shtëpi pasi kishte punuar turnin e natës në minierën e Spaçit.

Deri në këto momente pista që po heton policia është ajo e hakmarrjes.

Identifikohet viktima në Lezhë, kalvari i hakmarrjes që vijon

57 vjeçari është vëllai i Agustin Kaza, i cili është vrarë më 28 prill 2024 në Belgjikë.

Saga kriminale ka nisur që në vitin 1994, ku në Rrëshen është vrarë shefi i Krimeve, Ndue Kaza. Ai dyshohet se u qëllua me armë zjarri në mes të qytetit nga Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët pas ngjarjes u arratisën.

Në atë kohë u dyshua se efektivi u qëllua për vdekje pasi ndërhyri për të shuar sherrin. Tre vite më vonë, në 1997-ën, Martin Kaza, ka vrarë për hakmarrje në qytetin e Laçit, vëllezërit Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët kanë qenë autorët e dyshuar të vrasjes se vëllait të tij në vitin 1994.

Katër vite pas asaj ngjarje, Gjykata e Kurbinit shpalli fajtor në mungesë për vrasjen e dyfishtë, Martin Kazën, duke e dënuar me 22 vite burg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos