Plagosi me thikë 21-vjeçarin në Durrës, arrestohet autori i dyshuar. I sekuestrohen pajisjet për prodhimin e kriptomonedhave

Nga A2 CNN
6 Maj 2025, 10:17 | Kronikë

Policia e Durrësit arrestoi autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të ndodhur një ditë më parë në qytetin bregdetar, raporton A2 CNN. Në pranga ra Ergys Pjeçi, 38 vjeç, i cili një ditë më parë dyshohet se ka plagosur rëndë me thikë 21-vjeçarin L.I., në lagjen 13 të Durrësit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e autorit të dyshuar, janë gjetur thika me të cilën ai dyshohet se ka kryer krimin dhe disa pajisje të cilat dyshohet se shërbenin për prodhimin e kriptomonedhave. Gjithashtu, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.   

Pajisjet janë sekuestruar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, të cilët vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin ligjor të kësaj veprimtarie.    

“Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. P., 38 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, tha policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos