Irena Gjoka dorëhiqet nga shqyrtimi i dosjes "Toyota"

Nga A2 CNN
30 Janar 2025, 11:59 | Kronikë

Irena Gjoka dorëhiqet nga shqyrtimi i dosjes "Toyota"

Gjyqtare Irena Gjoka ka bërë kërkesë për dorëheqje nga shqyrtimi paraprak ndaj të pandehurve të dosjes "Toyota", ish-drejtuesit të prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka e të tjerë.

Kjo kërkesë për dorëheqje i është pranuar nga zv.Kryetari i Gjykatës.

Sipas shortit elektronik kjo dosje i ka rënë gjyqtarit Erjon Çela.

Pas përfundimit të hetimeve, në 4 janar të këtij viti SPAK dërgoi zyrtarisht për gjykim dosjen penale “Toyota Yaris” duke marrë të pandehur ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka dhe funksionarët e tjerë të drejtësisë ish-oficeren e policisë gjyqësore pranë ish-prokurorisë për Krime të Rënda, Erjona Daupaj, avokatin Radovan Çela dhe Astrit Vladin. Katër të pandehurit e dosjes “Toyota Yaris” akuzohen për korrupsion, zbulim të të dhënave sekrete dhe trafik droge, shkruan A2 CNN.

Prokuroria e Posaçme, SPAK përfundoi në dhjetor të 2024-ës hetimet ndaj drejtuesit të pezulluar të prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos