Policia e Tiranës ka sekuestruar një automjet luksoz Ferrari, pasi dyshohet se është përfituar nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës në Turqi.
Mjeti me vlerë të konsiderueshmë 600 mijë euro u ndalua nga policia në rrugën “Abdyl Frashëri” në Tiranë dhe u sekuestrua. Sipas policisë në drejtim të makinës ishte 33-vjeçari Eri Vraja, nga fshati Dritas i Fushë-Krujës. Vraja rezulton se ka qenë i dënuar më parë në Turqi, për trafikim të lëndëve narkotike. Policia njofton se 33-vjeçari Vraja ia kishte lënë në pronësi makinën 36-vjeçarit me iniciale S.Ll. për të humbur gjurmët.
Ndërkohë që Ferrari ishte sjellë në Shqipëri nga 30-vjeçari me iniciale A.L. Të dy këta persona, të njohur të 33-vjeçari Eri Vraja, janë gjithashtu nën hetim në gjendje të lirë, së bashku me 33-vjeçarin, posedues i automjetit. Sipas policisë 33-vjeçari nga Fushë-Kruja rezulton të jetë arrestuar në vitin 2016 në Turqi me 20 kg kanabis sativa në makinën e tij “Passat”, bashkë me 3 shqiptarë të tjerë, shkruan A2 CNN.
Në atë kohë, mediat shkruanin se ishte arrestuar me 3 persona të tjerë. Më tej Policia e Tiranës njofton vijojnë hetime për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të 33-vjeçarit ose të afërmve të tij, që mund të jenë përfituar nga veprimtaria e tij kriminale, në Turqi. (A2 Televizion)