Ishte shënjestra e atentatit në Lushnje, Julian Sula hesht në Komisariat, shoqërohen 6 dëshmitarë

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2025, 13:34 | Kronikë

Ishte shënjestra e atentatit në Lushnje, Julian Sula hesht në

Julian Sula, i cili mbeti i plagosur lehtë në këmbë, në një atentat të dështuar këtë të martë në Lushnje, është shoqëruar në polici, ku po merret në pyetje.

A2 CNN ka mësuar se ai ende nuk po thotë asgjë në dëshminë e tij. Ai vazhdon te heshte para uniformave blu, ndërsa deri tani janë shoqëruar 6 persona dëshmitarë të ngjarjes.

Ndërkohë janë sekuestruar edhe kamerat e bizneseve në zonë për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen, ndërsa autorët vijojnë të jenë ende në kërkim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos