Pritet pisha në mes të natës në Lungomare, policia verifikon kamerat e sigurisë

Nga Edi Ruçi
25 Nëntor 2025, 12:38 | Kronikë

Pritet pisha në mes të natës në Lungomare, policia verifikon

Në Vlorë presin pemët edhe në mesin e shëtitores Lungomare. Një rast i tillë është raportuar mëngjesin e kësaj të marte.

Sipas informacioneve brigada e gjelbërimit në Lungomare ka konstatuar se një pemë e llojit pishë ishte prerë me sharrë gjatë natës nga persona të paidentifikuar, shkruan A2 CNN.

Pas konstatimit të rastit është lajmëruar policia bashkiake dhe ajo e rendit. Ka nisur verifikimi i ngjarjes dhe këqyrja e kamerave të sigurisë për të evidentuar personin përgjegjës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos