Një 23-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kap në flagrancë duke marrë një pako me lëndë narkotike kanabis me përqindje të lartë THC, që ishte trafikuar nga SHBA, nëpërmjet shërbimit postar.
Policia ka sekuestruar 917 gramë kanabis me vlerë rreth 20 000 euro, një shumë e konsiderueshme parash dhe 7 celularë.
Në pranga ka rënë shtetasi italian M. M., banues në Tiranë.
Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një degë postare, duke marrë një pako me rreth 475 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa me përqindje të lartë THC.
Më tej, gjatë kontrollit në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar 442 gramë kanabis, një shumë e konsiderueshme parash dhe 7 celularë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)