
Efektivët e Policisë së Durrësit kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj një 31-vjeçari. Sipas njoftimit të policisë, 31-vjeçari dyshohet se ka kanosur një avokat, me të cilin ka qenë i përfshirë në një proces gjyqësor, si dhe i ka kërkuar atij kthimin e një shume parash, shkruan A2 CNN.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për R. D., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kanosur një avokat, me të cilin ka pasur një proces gjyqësor, si dhe i ka kërkuar kthimin e një shume parash”, njofton Policia, përcjell A2 CNN.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit, e cila po kryen veprime të mëtejshme ligjore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)