Kanosi me sëpatë në lokal, dy persona, arrestohet 44-vjeçari në Durrës

Nga A2 CNN
12 Korrik 2025, 11:20 | Kronikë

Kanosi me sëpatë në lokal, dy persona, arrestohet

Policia e Durrësit ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti për motive të dobëta në lagjen 17 të këtij qytetit. Një 44-vjeçar ka rënë në pranga pasi kanosi me sëpatë dy persona në një lokal, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht pasi nuk njoftoi policinë për konfliktin.

Njoftimi i Policisë Durrës

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti ndërmjet disa shtetasve, që mund të sillte pasoja të rënda për jetën.

Kanosi në lokal, me sëpatë, dy shtetas për motive të dobëta, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 44-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti prerës sëpatë.

Menjëherë pas njoftimit se në lagjen nr. 17, Durrës, një shtetas po kanoste dy shtetas të tjerë me mjet prerës (sëpatë), për shkak të një konflikti për motive të dobëta, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës organizuan punën dhe shkuan menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, shërbimet e Policisë parandaluan përshkallëzimin e konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda për jetën e personave të përfshirë, si dhe arrestuan në flagrancë shtetasin E. Dh., 44 vjeç, banues në Shkodër.

Shtetasi 44-vjeçar u kap në flagrancë, në lagjen nr. 16, teksa kanoste me sëpatë shtetasin E. A.,  dhe  shtetasen E. S., të dy banues në Durrës.

Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi B. K., i cili kishte dijeni për konfliktin dhe nuk njoftoi Policinë .

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos