Konflikti me plagosje në Vlorë, shoqërohen 4 persona, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Nga A2 CNN
12 Korrik 2025, 08:02 | Kronikë

Konflikti me plagosje në Vlorë, shoqërohen 4 persona,

Katër persona janë shoqëruar në polici pas konfliktit të ndodhur afër mesnatës në zonën e "Ujit të Ftohtë" të Vlorë. Disa persona janë konfliktuar me shkelma, grushta dhe sende të forta në ambientet e një hoteli në zonë. Konflikti ka degjenerur deri në përdorimin e thikës.

A2 CNN mëson se 57-vjeçari Gazmend Vreshtazi ka mbetur i plagosur me thikë. Ai ka marrë plagë në kraharor dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë që mund të japin ndihmesë në këtë drejtim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos