Kaosi në Parlament, Policia e Tiranës, referim në SPAK për shkatërrim prone dhe përdorim të lëndëve piroteknike

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2023, 11:20 | Kronikë

Kaosi në Parlament, Policia e Tiranës, referim në SPAK për

Policia e Tiranës ka bërë referim në SPAK për veprat penale të konsumuara ditën e djeshme në seancën plenare. Referimi, pa emra konkretë, është bërë për "shkatërrim prone" dhe "përdorim të lëndëve piroteknike".

Seanca plenare e së enjtes, kur edhe u votua nen për nen projektbuxheti për 2024, u zhvillua sërish mes zhurmave të kapsollave, tymueseve dhe karrigeve mbi foltore.

Megjithatë, i gjithë kaosi nuk e pengoi PS-në që të miratonte me 74 vota buxhetin nen për nen dhe në tërësi, bashkë me paketën fiskale që e shoqëron.

Në një seancë që zgjati më pak se 10 minuta, mazhoranca përdori të njëjtin skenar si kundërpërgjigje ndaj aksionit të opozitës, duke kaluar drejt e në votim.

Ndërkohë që skenari i ndjekur nga opozita vijon po ashtu të jetë i njëjti, disa ditë më parë, ministri i Brendshëm Taulant Balla kërkoi nga institucioni i akuzës që të garantojë “se ligji zbatohet njëlloj për të gjithë dhe deputeti nuk mund t’i shmanget ligjit duke u fshehur pas imunitetit.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos