Policia kufitare në Bllatë ka vënë në pranga një shtetas boshnjak, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Personi i arrestuar është B.S., 40 vjeç për të cilin Gjykata e Heilbronn në Gjermani ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale “Vjedhje me anë të mashtrimit", "Mashtrim" dhe "Mashtrim në mënyrë të përsëritur, fitimprurëse”, të parashikuara nga Kodi Penal gjerman.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Wiesbaden, për ekstradimin e 40-vjeçarit, në Gjermani. (A2 Televizion)