Shpërthim në Vlorë, një biznesi i vendoset tritol

Nga Edi Ruçi
24 Qershor 2025, 23:20 | Kronikë

Shpërthim në Vlorë, një biznesi i vendoset tritol

Një sasi tritoli ka shpërthyer në Vlorë mbrëmjen e së martës.

Lënda plasëse është vendosur në një biznes në rrugën Transballkanike, shkruan A2.

Policia i ka ende të paqarta motivet.

Tritoli i është vendosur një biznesi që funksionon si dyqan për shitje dhe servis motomjetesh.

Në ato momente biznesi ka qenë i mbyllur dhe shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos