Kapet në flagrancë duke kultivuar kanabis, arrestohet 58-vjeçari

Nga A2 CNN
8 Gusht 2025, 10:03 | Kronikë

Kapet në flagrancë duke kultivuar kanabis, arrestohet

Policia e Mallakastrës ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, në kuadër të planit operacional "Koordinata", që vijon intensivisht në të gjithë qarkun Fier.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatin Visokë, uniformat blu zbuluan një parcelë të mbjellë me 77 bimë të dyshuara si Cannabis Sativa. Një pjesë e bimëve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies, shkruan A2 CNN.

Në momentin e ndërhyrjes, në vendin e ngjarjes u kap në flagrancë shtetasi K. Xh., 58 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Ai u arrestua menjëherë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos