U arrestuan në Orikum, gjykata vendos nën masa sigurie shokët e Flodian Plakut

Nga Gazment Janku
7 Gusht 2025, 13:52 | Kronikë

U arrestuan në Orikum, gjykata vendos nën masa sigurie shokët e

Gjykata e Vlorës vendos masat e sigurisë për 3 personat që u arrestuan gjatë operacionit për kapjen e Flodian Plakut në Orikum.

Julian Aliaj, të cilit iu gjet dhe një pistoletë ditën e arrestimit u la në ‘’arrest me burg’’. Albani Lapshi, i cili conte ushqim Ligor Dokos, pronarit te hotelit ku strehohej Plaku, dhe Armando Dano u lanë në ‘’Detyrim Paraqitje’’, shkruan A2 CNN.

Të tre gjendeshin nën shoqërinë e Flodian Plakut, ditën e arrestimit. 41-vjeçari dyshohet si një autorët që ka pasur rol kryesor në eliminim e Gentjan Bejtjes, më 15 Mars 2024, pranë banesës së tij në Larushk. Plaku u la në arrest në burg nga Gjykata e Tiranës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos