Rikthehen zjarret në disa zona të Shqipërisë. Flakët kanë përfshirë pyllin pranë uzinës së prodhimit të armëve në Poliçan. Situata paraqitej mjaft e rrezikshme, ndërsa flakët u vuan nën kontroll falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, duke shmangur rrezikun e një shpërthimi, vetëm 200 metra larg lagjes Kalluç.
Ndërkohë, rreth 4 hektarë pyje me pisha janë djegur brenda pak orëve në Gjinoqarë të Patosit. Sipas kryeplakut Nuri Gllava, masivi pyjor ka dekada pa u pastruar, ndaj është shumë e vështirë ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse. Të gjithë kanë ndërhyrë, duke luftuar me flakët me mjete rrethanore, por gjithçka vështirësohet nga era e fortë, shkruan A2 CNN.
Gjithashtu, një vatër tjetër zjarri u raportua mbi varrezat e fshatit Dhërmi. Gjatë natës kanë qëndruar në gatishmëri dy mjete zjarrfikëse dhe është kërkuar edhe ndërhyrja nga ajri.
Po ashtu, zjarre ka pasur edhe në Finiq. Në këtë zonë, flakët janë vënë nën kontroll falë ndërhyrjes së helikopterëve. (A2 Televizion)