Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një person për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit “Koordinata” është vënë në pranga shtetasi M. M. të cilit iu sekuestruan 1.4 kg kanabis sativa dhe disa bimë të kultivuara pranë banesës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)