Kapet në Tiranë i kërkuari nga Italia për trafik droge dhe falsifikim dokumentesh

Nga A2 CNN
14 Prill 2025, 08:58 | Kronikë

Kapet në Tiranë i kërkuari nga Italia për trafik droge dhe

Një 45-vjeçar nga Tirana, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Policia e Shtetit në kuadër të një operacioni të koduar “Operacionalja 37”.

Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me FAST Albania dhe Rrjetin Evropian të Njësive për Kërkimin e Personave në Arrati (ENFAST), dhe u finalizua me lokalizimin dhe ndalimin e shtetasit G. B., alias E. P., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata e Apelit në Napoli, Itali, ka lëshuar një urdhër arresti për këtë shtetas, për veprat penale “Grup kriminal”, “Trafikim lëndësh narkotike” dhe “Falsifikim dokumentash”, në bazë të legjislacionit penal italian.

Arrestimi u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, ndërsa Interpol Tirana është në komunikim të vazhdueshëm me Interpol Romën për të përmbyllur procedurat ligjore të ekstradimit.

Operacioni “Operacionalja 37” është pjesë e serisë së aksioneve të ndërmarra së fundmi nga Policia e Shtetit për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos