Kapet telefon në burgun e Drenovës, dyshohet se përdorej nga Laert Haxhiu

Nga A2 CNN
29 Shtator 2025, 10:55 | Kronikë

Kapet telefon në burgun e Drenovës, dyshohet se përdorej nga

Një telefon është kapur në një qeli në burgun e Drenovës nga grupi i sigurisë së institucionit të vuajtjes së dënimit.

Telefoni që është kapur i përkiste një të dënuari për lëndë narkotike. Ndërkohë, A2 CNN mëson se hetimet po vijojnë nga prokuroria pasi ka dyshime se telefonin e përdorte Laert Haxhiu.

Dyshimet lindën pasi telefoni është kapur në sektorin ku vuan dënimin Haxhiu, por më shumë pritet të kuptohet nga hetimet që SHKB dhe Prokuroria e Korçës po kryejnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos