Shpërthim me eksploziv në një servis në Fushë Krujë

Nga A2 CNN
29 Shtator 2025, 09:41 | Kronikë

Shpërthim me eksploziv në një servis në Fushë

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në zonën e Fushë-Krujës mëngjesin e sotëm. Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur në një servis makinash, në pronësi të Alfred Gurras duke shkaktuar dëme materiale.

Më datë 28.09.2025,  shtetasi A. G, banues në fshatin Luz, Fushë-Krujë, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtuar qepenin e servisit për automjete. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse”, njofton policia.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos