Keqtrajtonte kafshët dhe i postonte videot në rrjetet sociale, arrestohet autori

Nga A2 CNN
16 Shtator 2025, 11:50 | Kronikë

Keqtrajtonte kafshët dhe i postonte videot në rrjetet sociale,

Policia e Cërrikut ka vënë në pranga një 33 vjeçar nën akuzën e keqtrajtimit të kafshëve.

Shtetasi K.M.  u kap jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi", për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Videot e keqtrajtimit të kafshëve ishin regjistruar në Rrasë, ku 33 vjeçari më pas i kishte publikuar ato në rrjetet sociale.

Ai u lokalizua jashtë banesës së tij, në fshatin Rrasë, në cenim të masës së sigurisë "Arrest në shtëpi", që i ishte caktuar për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos