Vritet me armë në një parking shqiptari në Kanada

Nga A2 CNN
16 Shtator 2025, 11:16 | Kronikë

Vritet me armë në një parking shqiptari në Kanada

Një shqiptar është viktima e radhës e një atentati me armë zjarri në Toronto, Kanada. Policia ka identifikuar viktimën si Paulin Harusha, 43 vjeç, i cili u gjet i qëlluar për vdekje brenda një automjeti pranë një qendre tregtare në zonën e Scarborough-ut, afër kryqëzimit të rrugëve Victoria Park Avenue dhe Meadoëacres Drive.

Sipas autoriteteve kanadeze, autorët u larguan nga vendngjarja me një SUV, ndërsa oficerët e policisë që mbërritën menjëherë në vendngjarje tentuan t’i vinin në ndihmë viktimës, por pa sukses, shkruan A2 CNN.

Harusha u shpall i vdekur në vend, duke u bërë kështu viktima e 31-të e një vrasjeje në Toronto për këtë vit. Policia kanadeze ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vrasjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos