Caktohet data për seancën paraprake për Erion Veliajn

Nga A2 CNN
16 Shtator 2025, 10:37 | Kronikë

Caktohet data për seancën paraprake për Erion Veliajn

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të përballet për herë të parë si i pandehur me Gjykatën e Posaçme më  29 shtator.

Gjyqtarja Etleva Deda ka caktuar orën 12:00 të kësaj date për nisjen e shqyrtimit paraprak të dosjes ndaj kryebashkiakut, bashkëshortes së tij dhe 28 të pandehurve të tjerë.

Erion Veliajt akuzohet për “korrupsion pasiv”, “pastrim parash”, “fshehje e mosdeklarim i pasurisë” dhe “futje e sendeve të palejuara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale”, raporton A2 CNN.

Erion Veliaj që prej 10 shkurtit ndodhet në qeli. Në hetim nga SPAK është edhe bashkëshortja eti, Ajola Xoxa e cila ndodhet me masë sigurie detyrim paraqitje. Po me këtë masë janë duke u hetuar edhe 5 biznesmenë të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos