Makina me shpejtësi përplas të moshuarin në Vlorë

Nga A2 CNN
5 Qershor 2025, 11:31 | Kronikë

Makina me shpejtësi përplas të moshuarin në Vlorë

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë në shëtitoren Lungomare. Një automjet i llojit Benz duke udhëtuar me shpejtësi mbi normat e lejuara në segmentin rrugor ka aksidentuar një burrë të moshuar të moshës rreth 75-vjec. I moshuari në ato momente ka qenë duke kaluar rrugën, por jo në vijat e bardha duke u aksidentuar nga drejtuesi që nuk e ka vënë re në kohë.

Përplasja ka qenë e fortë aq sa xhami i përparmë i makinës së llojit Benz është dëmtuar ndjeshëm. Pas përplasjes me makinën 70-vjeçari ka përfunduar i lënduar në tokë.

Më pas ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës ku raportohet me lëndime të shumta ne trup, gjymtyrë dhe kokë. Po merr ndihmë mjekësore më të specializuar në këtë spital. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos