“Kishte cedim të rregullave të vizitave në Korçë”, zv/drejtori i Burgjeve: Takimet speciale janë të përcaktuara

Nga A2 CNN
20 Korrik 2025, 22:44 | Kronikë

Zv/drejtori i Burgjeve, Feim Sufaj, në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, shpjegoi se si funksionojnë takimet speciale në burgje dhe theksoi se nuk mund të vlerësohet institucioni nga episode të caktuara që bëjnë bujë.

“Nuk mund të vlerësohet asnjë institucion nisur nga episode të caktuara. Sistemi i burgjeve, në 30 vitet e fundit, mund të konsiderohen institucione të reja. Nga komunizmi kemi trashëguar arsim, por jo burgje. Kemi pasur kampe që ishin miniera, vetëm në këto 30 vite janë ngritur 15 institucione të reja dhe i ri është në filozofinë e humanitetit. Këto takimet për të cilat flitet kanë procedura të përcaktuara. Të burgosurit i kufizohet liria, jo të drejtat e tjera, qofshin edhe marrëdhëniet. Kishte një cedim të rregullave të vizitave në Korçë, ku hyri një shtetase që u prezantua si e afërme e një të dënuari. Takimet speciale, që zgjasin 5 orën, janë një herë në muaj”, deklaroi Sufaj në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

Kur u pyet mbi akuzat e gazetarit Artan Hoxha se vajzat punësohen si psikologe për të bërë më pas eskortën nëpër burgje, zv/drejtori u përgjigj: “Së pari, ai duhet të ndiqet penalisht. Di që është në hetim, por për këtë që ka thënë duhet të ndiqet penalisht sepse është shpifje e ulët. Sistemi i burgjeve ka përmirësim kolosal, sidomos në rekrutimin e punonjësve. Ka monitorim me kamera të vazhdueshëm”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos