Plagosje me thikë në Shkodër

Nga A2 CNN
20 Korrik 2025, 19:01 | Kronikë

Plagosje me thikë në Shkodër

Një person ka plagosur me thikë një 33-vjeçar në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në sheshin "Prek Cali", për motive të dobëta.

Sipas policisë, i plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, shkruan A2.

Policia po punon për kapjen e autorit të plagosjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:30, në sheshin “Prek Cali”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi V. D. dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin P. G., 33 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos