Konfirmohen 4 shqiptarë të vdekur nga shembja e skelës në Hamburg

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2023, 08:07 | Kronikë

Konfirmohen 4 shqiptarë të vdekur nga shembja e skelës në

Autoritetet gjermane konfirmojnë se të 4 personat që humbën jetën, duke punuar në qytetin e Hamburgut, ishin shtetas shqiptarë, por pa dhënë detaje për identitetin e tyre.

Të martën, në orët e vona të mbrëmjes, u nxor dhe trupi i fundit nga pirgu me skela të shembura, duke rënduar më tej bilancin e kësaj tragjedie.

Skela u shemb, ditën e hënë, nga kati i tetë i një boshti ashensori. Të paktën tre punëtorë vdiqën menjëherë në vendngjarje, ndërsa një i katërt mbeti i bllokuar.

Hetuesit nga Zyra e Policisë Kriminale Shtetërore të Hamburgut vijojnë hetimet për të gjetur shkaqet e rrëzimit të skelës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos