Konflikt mes dy personave në Durrës, i riu përfundon në spital  

Nga Elitjona Doko
29 Korrik 2026, 17:08 | Kronikë

Konflikt mes dy personave në Durrës, i riu përfundon në

Një konflikt për motive të dobëta është regjistruar këtë të mërkurë pranë sheshit “Pranvera” në Durrës, ku një person mbeti i lënduar dhe u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka nisur me një debat verbal mes dy të rinjve në një pikë postare në zonë, ndërsa më pas konflikti është zhvendosur jashtë, në rrugë, ku ka degjeneruar në dhunë fizike.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave “Shqiponja”, autori i dyshuar është neutralizuar dhe shoqëruar nga policia, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos